Spasovski: Kriza dëshmoi se institucionet e sistemit po funksionojnë mirë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski në 'Facebook' shkroi se kjo krizë dëshmoi se institucionet e sistemit po funksionojnë mirë dhe se sistemi shëndetësor funksionon mirë ndërsa këtë e vërteton edhe fakti që për herë të parë kemi numër më të madh të pacientëve të shëruar se sa raste aktive.
"Punonjësit shëndetësor dhe gjithë qytetarët që ju përmbahen masat e kujdesit meritojnë falënderimet më të mëdha", shkruan Spasovski, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai potencon se kjo luftë ende nuk ka përfunduar dhe se bashkërisht duhet t'i respektojmë masat, si mbajtja e largësisë trupore prej dy metrash, në hapësira të hapura dhe mbyllura, mbajtja e pajisjeve mbrojtëse dhe të mos grupohemi.
"Vetëm kështu mund të krijojmë kushte për stabilizim të jetës dhe normalizim graduar", thotë Spasovski./Telegrafi/




















































