LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Ivanov të mos pengojë të ardhmen e qytetarëve

Spasovski: Ivanov të mos pengojë të ardhmen e qytetarëve

Zv. kryetari i LSDM-së dhe ministri i brendshëm, Oliver Spasovski i bënë thirrje kryetarit Gjorge Ivanov të nënshkruajë dekretin për ligjin mbi ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë dhe, siç tha ai, të mos pengojë të ardhmen e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ivanov nuk duhet të pengojë të ardhmen e Maqedonisë, të mos veprojë në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve dhe të nënshkruajë dekretin mbi Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes, sepse është obligim kushtetues”, tha Spasovski në Bërvenicë.

Në takimet me qytetarët, Spasovski diskutoi tema dhe çështje më aktuale që janë me interes për qytetarët, ndërsa në theks të veçantë u vu në perspektiva e hapur euroatlantike të vendit.


“Në vetëm një vit, qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja arriti të realizojë masat kryesore të premtuara për qytetarët, të cilat sigurojnë më shumë para në çdo familje, kosto më të ulëta, një të ardhme evropiane dhe të qëndrueshme, institucione të pavarura, drejtësi dhe barazi për të gjithë”, tha Spasovski.

Nënkryetari Spasovski ishte i vendosur që ai nuk do të largohej nga parimi i sundimit të ligjit dhe pastrimit të krimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori