LAJMI I FUNDIT:

Spasov tradhëtohet nga shoqëruesja dhe shoferi, mbetet përgjegjës për aksidentet

Spasov tradhëtohet nga shoqëruesja dhe shoferi, mbetet përgjegjës për aksidentet

Ndihmës ministri për Punë dhe Politikë Sociale, Dime Spasov, ka mbetur i vetëm përballë policisë pasi shoqëruesja e tij e ka pranuar se natën kur kanë ndodhur aksidentet askush nuk i ka ndjekur. Gjithashtu, rrëfimi i shoferit të Dime Spasov që tanimë njihet me iniciale T.K e ka tradhëtuar ministrin Spasov i cili tha se nuk e ka vozitur veturën ‘Toureg’ gjatë dy aksidentëve që i bëri në lagjen ‘Taftalixhe’ në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shoferi T.K e ka ndryshuar tre herë rrëfimin në polici lidhur me aksidentin ku për së treti herë ka thënë se ai nuk e ka vozitur veturën ‘Toureg’ të Agjencisë për Punësim. Ky rrëfim tregon se vozitës ka qenë ndihmës ministrin Dime Spasov.

Shoqëruesja që ishte në veturë me ndihmës ministrin Dime Spasov gjithashtu tha se askush nuk i ka ndjekur dhe kështu bie poshtë konstatimi se Spasov është ndjekur nga ”kriminelë shqiptarë” siç konstatoi ai.


Kjo ishte vajza që ishte në veturë së bashku me Spasov gjatë aksidentit (Foto/Dokument)
Lexo po ashtu Kjo ishte vajza që ishte në veturë së bashku me Spasov gjatë aksidentit (Foto/Dokument)

Dje, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski për këto aksidente tha ”Kemi pasur shumë nëpërkëmbëza për të hetuar këtë rast dhe për këtë ju konstatoj se vetura është drejtuar nga personi D.S. Në bazë të hetimit, konstatoj që në të dy rastet i njejti ka ikur nga vendi i ngjarjes. Vozitësi nuk i ka respektuar shenjat dhe nuk ka respektuar vendimin e policisë që ai të ndalojë për t’u përgjigjur në pyetjet e policisë. Në bazë të nenit 201, 211, 33 të ligjit për komunikacion, do të hapen tre lëndë penale ndaj personit D.S që ka drejtuar veturën ‘Touareg’ që është në pronësi të ”Agjencisë për Punësim”.” thotë ministri Spasovski./Telegrafi/

Lexo të gjitha lajmet rreth aksidenteve të zyrtarit Dime Spasov
Lexo po ashtu Lexo të gjitha lajmet rreth aksidenteve të zyrtarit Dime Spasov

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet

Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet

Lajme
DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor

DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor

Lajme
Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb

Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb

Lajme
Kalo në kategori