Politikani dhe avokati Spartak Ngjela përmes një analize shprehet se ditën e djeshme ish- kryeministri Sali Berisha i shpalli luftën e dytë SHBA-ve pas asaj që bëri në vitin 1997.
Ngjela shkruan se në vitin 1997 Berisha shprehej se Shtëpia e Bardhe është pushtuar nga një komunist dhe e kishte fjalën për Bill Klintonin.
“Vjen një çast kur urrejtja që ke kundrejt superiorëve në qytetërim, të çon në luftë me gjigantin…
Që është asgjësimi yt.
E pra, Sali Berisha dje shpalli luftën e dytë kundër SHBA-se.
Në luftën e parë qe e shpalli ne vitin 1997, përfundoi si mos më keq. Po në këtë të dytën?
Pyesni përkrahësit e tij mendjeshkurtër të luftës së parë…
Po do ketë përkrahës antiamerikanë në Parlament nga grupi i PD?
Deri tani është vetëm Basha. Të shohim. Por beteja në Parlament është e humbur. Shikoni se çfarë politike mediokër që bëjnë në kundërshtim të Reformës Berisha dhe Basha: kërkojnë të bindin autorin(amerikanët) se shkruesi i reformës, që është politika amerikane mirëfilli, është Edi Rama.
Saliu ka frikë të dalë hapur, se e lënë ushtarët e tij. Po pse, a thua se i gënjen dot kështu deputetët politikanë të Partisë Demokratike? Po aleatët? Naivitet provincial që vjen nga mendja e vobegtë që mendon se, për faktin që di të gënjej fshatin tim, unë mund të gënjej të gjithë botën. Pse, politika amerikane do deklarojë se Shtëpia e Bardhë e humbi luftën për demokracinë në Shqipëri së ù mund nga Sali Berisha? Kjo është pamundësi absolute.
Por nesër e tutje do shihni se si tragjedia që ka imponuar Berisha në evolucionin demokratik shqiptar, do të kthehet në komedi, kur të dëgjoni retorikën qesharake që do të përdorë Saliu kur politika e lartë amerikane të deklarojë se, “vota kundër Reformës në Parlamentin shqiptar është votë kundër Amerikës”. Do dëgjoni përrallat e vjetra si ato që Saliu deklaronte në Këshillin Kombëtar të PD në vitin 1997, kur, midis të tjerash, tha se “Shtëpia e Bardhe është pushtuar nga një komunist”…dhe e kishte fjalën për Bill Klintonin.
Tërhiqu Sali sa nuk është vonë! se je në preludin e marrëzisë së dytë politike. Por në të parën ishe në pushtet…kurse tani je në rrugë të madhe”, shkruan Ngjela.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025