LAJMI I FUNDIT:

Spanja dhe Suedia kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për femra

Spanja dhe Suedia kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për femra

Përfaqësuesja e Spanjës dhe ajo e Suedisë kanë siguruar tashmë nga një vend në gjysmëfinalen e madhe të Kupës së Botës për femra, e cila po zhvillohet në Zelandë të re.

Kampionati Botëror për femra ka hyrë në një fazë të nxehtë pasi tashmë dy ekipe përfaqësuese kanë siguruar nga një vend në gjysmëfinale.

Bëhet fjalë për përfaqësuesen e Spanjës dhe atë të Suedisë, ku luan edhe futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani, ekipe të cilat do të takohen mes vete për një vend në finale.


Spanja e mposhti Holandën në vazhdime me rezultat 2-1, pasi koha e rregullt u mbyll me një barazim triler 1-1, i cili erdhi vetëm në minutën e fundit të ndeshjes.

Golat për përfaqësuesen La Roja u shënuan nga Mariona Caldentey dhe Salma Paralluelo, ndërsa për Tulipanët shënoi Stephanie van der Gragt.

Në ndeshjen tjetër, Suedia triumfoi ndaj Japonisë me rezultat 2-1, por në kohën e rregullt.

Për skandinavet golat u shënuan nga Amanda Ilestedt dhe Filippa Angeldal, ndërsa për japonezet shënoi Honoka Hayashi.

Në dy çerekfinalet tjera luajnë përfaqësuesja e Australisë ndaj Francës dhe ajo e Anglisë kundër Kolumbisë.

Fitueset e këtyre dy ndeshjeve luajnë mes vete në gjysmëfinalen tjetër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Penalltia e Alvarezit dhe rregulla të tjera kurioze të futbollit: A lejohet të ngjitesh në traversë apo të shënon me top të shpërthyer?

Penalltia e Alvarezit dhe rregulla të tjera kurioze të futbollit: A lejohet të ngjitesh në traversë apo të shënon me top të shpërthyer?

Ndërkombëtare
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

La Liga
“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

La Liga
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori