LAJMI I FUNDIT:

Spanja dhe Portugalia në rrezik të lartë për zjarre

Spanja dhe Portugalia në rrezik të lartë për zjarre

Spanja dhe Portugalia janë përfshirë nga një valë të nxehti me rrezik shumë të lartë për zjarre në pjesën më të madhe të gadishullit, paralajmëruan sot autoritetet në të dyja vendet.

Këto rreziqe zjarri janë edhe më shqetësuese në Spanjë dhe Portugali, duke qenë se pellgu i Mesdheut ka qenë prej disa javësh skenë zjarresh shkatërruese, veçanërisht në Greqi dhe Algjeri.

“Në Spanjë, rreziku i zjarrit vlerësohet ekstrem në pjesën më të madhe të vendit, sot dhe të premten”, tha Agjencia Meteorologjike Kombëtare (AEMET), që ende nuk ka dhënë parashikimin e saj të rrezikut për ditët në vijim.


“Në Portugali, alarmi i zjarrit është maksimal midis të enjtes dhe të hënës në rajonet veriore dhe qendrore të brendshme të vendit, si edhe në disa zona të Algarve-s”, raportoi Météo Portugal.

Këto rreziqe janë shkaktuar nga një valë nxehtësie që do të sjellë temperatura 40 gradë Celcius, të paktën deri të hënën, në pjesën më të madhe të gadishullit, me kulme qartësisht më të larta në disa rajone, ku temperaturat mund të arrijnë deri në 45 gradë Celcius. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Përplasja Trump-Zelensky ishte

Përplasja Trump-Zelensky ishte "përshkallëzim i nxitur", thotë Merz i Gjermanisë

Botë
Kalo në kategori