Spahiu: Raporti mes Kosovës dhe Serbisë paraqet problemin kryesor në rajon

Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu, deklaroi se nuk mund të ketë trazira të mëdha që kërcënojnë paqen në veri.
Ai u shpreh se raporti mes Serbisë dhe Kosovës paraqet problemin kryesor në rajon.
Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, sipas Spahiut, do të thoshte edhe përfundim i tensioneve të ndryshme që po ndodhin në rajon.
“Ndryshimi i qëndrimit të Serbisë do të ndryshonte situatën në mënyrë rrënjësore në Ballkan", tha Spahiu në RTV 21.
“Ne e dimë plotësisht se ku qëndron, në fakt se kush është fajtor që ky dialog po ngec”, tha ndër të tjera diplomati që shërbeu në disa vende.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals















































