Southamptoni befason Cityn dhe kualifikohet në gjysmëfinale të EFL Cup

Southamptoni e ka befasuar Manchester Cityn (2-0) në Mary’s Stadium në ndeshjen çerekfinale të EFL Cup (e njohur edhe si Carabao Cup).
Edhe pse kampioni i Ligës Premier ishte favorit për të triumfuar, skuadra vendase tregoi dëshirë më të madhe për fitore.
Nikoqirët shënuan dy gola të shpejtë në fraksionin e parë të lojës dhe me epërsi të dyfishtë shkuan në pushim.

Ishte minuta e 23-të kur Lyanco e dërgoi topin në drejtim të Sekou Mara, i cili goditi me të parën për ta ndalur në rrjetë.
Pesë minuta më vonë (28’), Moussa Djenepo pranoi një top nga Romeo Lavia dhe në mënyrë të mrekullueshme e paraboloi portierin kundërshtar.
Në gjysmën e dytë, Citizens nuk ia dolën t’i ndryshonin gjërat ashtu që u anuluan nga EFL Cup, derisa Southamptoni vazhdoi në gjysmëfinale të kësaj gare. /Telegrafi/
https://twitter.com/redfordctfc/status/1613279328057413641




















































