Sot votohet për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në 44 komuna të Maqedonisë së Veriut

Votimi për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale fillon në orën 07:00 dhe zgjat deri në orën 19:00. Në rrethin e dytë do të votohet në gjithsej 44 komuna. Të drejtë vote në 2481 qendra votimi kanë 1.353.990 votues, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këto janë zgjedhjet e shtatë lokale për kryetarë dhe këshilltarë që zgjidhen në 80 komuna dhe Bashkinë e Shkupit. Në rrethin e parë u zgjodhën 32 kryetarë komunash, si dhe anëtarë të këshillave të komunave dhe Bashkisë së Shkupit.
Në një vendvotim (0543) në Dibër do të përsëritet votimi për kryetar dhe këshill, ndërsa për anëtarët e këshillit do të rivotohet në vendvotimin 2957/1 në Shuto Orizarë. Gjykata Administrative anuloi votimin në këto dy qendra votimi për votimin në rrethin e parë të zgjedhjeve të 17 tetorit.
Nuk do të votohet për kryetar komune në Mavrovë-Rostushë dhe në Qendër Zhupë, sepse nuk është plotësuar pragu ligjor për votim në rrethin e parë të zgjedhjeve për të marrë së paku një të tretën e votuesve të regjistruar në Listën zgjedhore.
KSHZ-ja do ta informojë Qeverinë për këto dy komuna, e më pas në Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë do të organizohet përsëritja e votimit për kryetar komune në pajtim me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale. Anëtarët e këshillit janë zgjedhur sepse për ato nuk kërkohet cenus.
Nëse votimi ndërpritet për më shumë se një orë, do të vazhdohet për aq kohë sa ka zgjatur ndërprerja, por jo më shumë se tre orë.
Në orën 19:00 mbyllen qendrat e votimit. Votuesit që gjenden në qendrën e votimit lejohen të votojnë. Vendvotimi ku kanë votuar të gjithë qytetarët e regjistruar në listë zgjedhore mund të mbyllet para orës 19:00, me pëlqimin paraprak të KKZ-së kompetente, por numërimi i votave nuk fillon para orës 19:00./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BDI: Izet Mexhitit i janë marrë kompetencat në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Kanosin njëri-tjetrin babë e djalë, sulm fizik ndaj vajzës e dhunë fizike e psikike ndaj grave – 10 raste të raportuar në Polici në 24 orë

VLEN: BDI le ta fillojë vetingun nga Ali Ahmeti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit