Procesi i vaksinimit të personave mbi moshën 65 vjeç do të vazhdojë sot në të gjitha komunat, pas ndërprerjes së këtij procesi dje shkaku i festës së Fitër Bajramit.

Vaksinimi do të fillojë nga ora 08:00 e do të zgjasë deri në orën 19:30 dhe do të vaksinohen personat e moshës mbi 65 vjeçare. Prioritet thuhet se do të kenë ata që janë regjistruar në platformën e-Kosova.


Për banorët e kryeqytetit, vaksinimi do të bëhet në sallën “1 Tetori”, derisa nëpër komunat e tjera, vaksinimi do të kryhet nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare.

185295833 1989194211238156 8508101873163555177 n

Vaksinimi do të vazhdojë edhe gjatë vikendit në të njëjtin orar. Kujtojmë se Kosova gjatë këtyre ditëve ka pranuar një kontingjent të ri të vaksinave.

Fillimisht të hënën arritën 3 mijë doza ta vaksinës Pfizer nga Bashkimi Evropian. Kurse të mërkurën në Kosovë arritën 38 mijë e 400 doza të vaksinës AstraZeneca përmes COVAX.

Kujtojmë se që nga mbërritja e 24,000 dozave të para të vaksinës kundër COVID19 në mars 2021, Ministria e Shëndetësisë zbatoi Planin Kombëtar të Vaksinimit, ku punonjësve shëndetësor dhe të moshuarve u dha përparësi si grupet e para për tu vaksinuar. /Telegrafi/