Organizata për ruajtjen e ambientit ''Eco Guerilla'' për sot ka thirrë protestë kundër autoriteteve për deponinë e egër në hyrje të qytetit të Tetovës.

Mllefi i qytetarëve kundrejt autoriteteve u rrit gjatë fundjavës kur ndodhi katastrofa ekologjike me ndezjen e mbeturinave në këtë deponi dhe tymi mbuloi qytetin dhe vendbanimet përreth Tetovës.


''Të hënën në orën 12.00 ju ftojmë gjithëve të protestojmë së bashku te Deponia e egër në Tetovë për të drejtën tonë: AJËR TË PASTËR! Mbrohu ose Helmohu: Zgjidhje tjetër s'ka! Protesta do të zhvillohet te Deponia e egër në Tetovë. Të mobilizohemi sa më shumë, të shprehim gadishmërinë tonë për të kërkuar përgjegjësve të na e kthejnë AJRIN E PASTËR. Është për shëndetin, është për jetën! AJËR TË PASTËR!'' shkruan në ftesën e Eco Guerillës.

Përndryshe, sot gjithashtu është paralajmëruar edhe pastrim i deponisë dhe transporti i mbeturinave në deponitë ligjore përreth Tetovës. /Telegrafi/

mbrohu ose helmou