LAJMI I FUNDIT:

Sot protestojnë punëtorët e KRM “Ambienti” në Pejë, kërkojnë të ndalen keqpërdorimet financiare 

Sot protestojnë punëtorët e KRM “Ambienti” në Pejë, kërkojnë të ndalen keqpërdorimet financiare 

Shoqata Sindikale e Kompanisë regjionale të mbeturinave “Ambienti” në Pejë sot organizon protestë, ndërsa kërkojnë të ndalen keqpërdorimet financiare.

Protesta mbahet sot nga ora 07:00 deri në orën 09:00 në oborrin e KRM “Ambienti” në Pejë.

“Ta pastrojmë njëherë veten, pastaj qytetet!”, është moto e protestës.


“’Deri kur?’, ‘Stop punësimet familjare e partiake’ ‘Ju naftë na pluhur’, ‘Stop keqpërdorimeve financiare’, ‘Jo shpërblime e benefecione vetes, por punëtorëve”, etj. /Telegrafi/