LAJMI I FUNDIT:

Sot OEMVP do të prezantojë edicionin jubilar të “TOP 100”

Sot OEMVP do të prezantojë edicionin jubilar të “TOP 100”

Sot nga ora 11:00, në hotelin “DoubleTree by Hilton” në Shkup, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore do të realizojë edicionin e 10-të jubilar “TOP 100”, për promovimin e 100 kompanive më të suksesshme.

Përveç promovimit të katalogut të 100 kompanive më të fuqishme, do të ndahen disa çmime për kompanitë me arritje të posaçme në fusha të caktuara, si dhe me kontribut dhe ndikim në ekonominë e vendit. Çmimet do të ndahen nga përfaqësues të Odës, si dhe nga përfaqësues të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Për të ndjekur të gjitha masat dhe rekomandimet për mbrojtje kundër koronavirusit, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore do të prezantojë në mënyrë hibride katalogun “TOP 100”, përkatësisht përmes transmetimit të drejtpërdrejtë në tre kanale të veçanta në YouTube, të cilat do të mundësojnë transmetimin e ngjarjes së Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze.


Duke mos pasur mundësi të merrni pjesë, OEMVP ju fton të merrni pjesë duke u kyçur në këtë transmetim.
Në linkun e mëposhtëm mund të ndiqni manifestimin në Gjuhën Shqipe:

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Lajme
Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Kalo në kategori