LAJMI I FUNDIT:

Sot në seancë të Kuvendit interpelanca për Presidentin Ivanov

Sot në seancë të Kuvendit interpelanca për Presidentin Ivanov

Kuvendi i Maqedonisë sot do të zhvillojë seancën e radhës me numër 105 ku do të diskutohet për propozimin e opozitës për përgjegjësi të Presidentit Ivanov, njofton Telegrafi Maqedoni.

Për vendim pozitiv duhet të ketë të paktën 82 deputetë që pastaj vendimin do ta dërgojnë para Kushtetutës vendimin për shkarkimin e Ivanovit.

Komisioni parlamentar me shumicë nga pushteti këtë iniciativë e vlerësoi si të pa bazë. Me 6 vota ‘pro’ dhe 4 vota ‘kundër’ e vlerësoi se iniciativa nuk ka baza.


Propozuesit, opozita e bashkuar maqedonase, vlerëson se Presidenti Gjorgje Ivanov ka shkelur kushtetutën./Telegrafi/