Nën organizimin e prestigjiozes The Economist, gjatë të martës në Prishtinë është mbajtur Samiti rajonal për sigurinë, ekonominë dhe paqen në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në këtë samit fokusi ishte tek agresioni ushtarak rus në Ukrainë, mungesa e energjisë elektrike dhe rritja e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve në rajon e botë.
“Rajoni ka një rol kritik për të luajtur në nxitjen e paqes, bashkëpunimit dhe unitetit përmes diversitetit për Evropën. Megjithatë, për të përfituar nga ky rol, vendet e rajonit do të duhet të zgjidhin konfliktet rajonale dhe të lehtësojnë reformat që zvogëlojnë hendekun me pjesën më të zhvilluar të Evropës”, thuhet në përshkrim.
It is with great pleasure to welcome @Telegrafisti as our Online Communication Sponsor in the Western Balkans Summit 2022 entitled “Building bridges for peace, prosperity and solidarity” to take place on October 25th, 2022 at Emerald hotel, Prishtina, Kosovo.#EconWesternBalkans pic.twitter.com/DOAsJ76BNz
— Economist Impact SE Europe Events (@Economist_SEUR) October 24, 2022
Sponsor medial i kësaj ngjarje për këtë vit ishte Telegrafi.com
Nga njëmbëdhjetë diskutimet, në panel ka marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ambasadori amerikan Jeff Hovenier, ish-kryeministri grek George Papandreou, ish-presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, i dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin, Stuart Peach, ish-ndihmëssekretari amerikan Wess Mitchell dhe shumë personalitete të tjera nga fushat politike, të sigurisë, ekonomisë dhe teknologjisë.
/Telegrafi/
Bizneset në Samitin e Ballkanit kërkojnë dialog dhe bashkëpunim institucional
Kërkojmë bashkëpunim dhe dialog institucional dhe se ky është një rast shumë i mirë, u tha në Samitin e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Prishtinë.
Në hyrje të panelit për sfidat e ekonomisë së rajonit, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka përmendur disa nga mundësitë ekonomike që ofron vendi ynë.
“Kemi mundësi për të prodhuar me kosto mjaftë atraktive. TIK është sektori me punëtorë mjaftë të aftë. Industri minerale mjaftë të zhvilluar”, tha Bislimi, përcjell Telegrafi.
Ndërsa, zëvendëskryeministri maqedonas për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi tha se mungesa e fuqisë punëtore nuk ka qenë e adresuar në rajonin tonë.
“Mungesa e fuqisë punëtore nuk ka qenë e adresuar në rajonin tonë. Duhet të punojmë në rindërtimin e besimit. Duhet të gjendet mënyra për të kthyer besimin drejt prosperitetit. Kërkohet që të ketë bashkëpunim ndërmjet biznesit dhe qeverisë. Vendosja e afërt duhet të ndodh”, tha Bytyqi.
Kurse drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të Kosovës, Arian Zeka theksoi se duhet të ketë bashkëpunim dhe dialog institucional.
“Kërkojmë bashkëpunim dhe dialog institucional, ky është një rast shumë i mirë. Janë zbuluar dobësitë në sistem, mundësitë janë humbur, shpresoj që janë nxjerr mësimet. Është koha e trazicionit klimaterik. Tashmë është mundësi për krijimin e modelit të ri ekonomik”, tha Zeka.
“Duhet të absorbojmë më shumë kapacitete. Fatura më e lartë për biznesin do të thotë kosto më e lartë për konsumatorin. Shpresojmë që ta gjejmë modelin që të funksionon. Vendet e rajonit të gjejnë mënyrën e bashkëpunimit”, përfundoi ai. /Telegrafi/
Mitchell: Rusia do të kompensojë humbjet e tyre në Ukrainë duke shkaktuar jostabilitet në Ballkan
Ish-ndihmës sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell ka folur për luftën në Ukrainë dhe ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor.
Ai ka thënë se lufta në Ukrainë është e qartë për të gjithë ne, se është eventi gjeopolitik më i rëndësishëm prej Luftës së Ftohtë.
Mitchell ka shtuar se është e mundur që Vladimir Putin të përdorë armë nukleare.
“Është e mundur që Putini të përdorë armë nukleare, çdo lloj arme duhet të jetë e ndërlidhur me ndonjë politikë të mirëfilltë. Të dy palët në konflikt duhet të fitojnë më shumë nga bisedimet sesa nga luftimet. Ukraina po fiton në teren në luftime, e nga aspekti ushtarak rusët janë duke dështuar”, tha Mitchell.
Ai theksoi se edhe nëse do të kishte ndërprerje të luftës nesër, nuk mendoj se do të kishim një marrëveshje të menjëhershme për paqe.
Reklama
Duke folur për ndikimin rus në Ballkan, Mitchell tha se Rusia gjithmonë ka provuar të shkaktoj trazira në regjion.
“Kur Rusia humb një luftë përcjellët nga dy gjëra: ndryshime në Rusi dhe në regjion. Roli rus në Ballkanin Perëndimor gjithmonë ka mbetur në kapacitetin për të shkaktuar trazira. Rusia do të kompensojë humbjet e tyre në Ukrainë duke shkaktuar jostabilitet në Ballkan”, tha Mitchell.
Gërvalla: S’ka paqe në Evropë, pa përmendur çështjen e targave
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se është e vështirë të flitet për stabilitetin dhe paqen në Evropë pa folur për 31 tetorin që është çështja e zbatimit të ligjit që është shumë me rëndësi në Kosovë.
“Ne kemi një çështje që duhet ta përfundojmë në ditët e ardhshme dhe ka të bëjë me targat e makinave. Kur të flasim për paqen dhe stabilitetin mes shumë vendeve duhet të përmendim edhe probleme të tilla teknike siç janë targat dhe kjo del nga ajo që jemi të mësuar me fqinjët tanë verior”, tha Gërvalla gjatë diskutimit në Samitin e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Prishtinë.
Ajo shtoi se serbët e marrin një problem të tillë teknik edhe e bëjnë çështje në vete si më të rëndësishëm.
“Gjysma e Evropës, partnerët tanë si ShBA dhe Mbretëria e Bashkuar po flasin me ne me muaj të tërë për çështjen e targave. Kjo tregon se kur nuk dëshiron të zgjedhësh probleme bazike, dëshiron të humbësh kohën me gjëra të vogla”, tha Gërvalla. /Telegrafi/
Stuart Peach: Mbështesim anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
I dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach ka thënë se lufta në Ukrainë është duke riformuar kornizën gjeopolitike.
“Çdo kush që mendon se konkurrenca strategjike është konkurrencë për akademikët nuk është. Na nevojiten për tu përballur me këtë konkurrencë gjeostrategjike. Proceset demokratike që i përmendi kryeministri Kurti kanë rendësi, siç janë lufta kundër korrupsionit, përparimi ekonomik etj”, tha Peach, raporton Telegrafi.
Peach shtoi se duhet të jemi shumë të kujdesshëm të mos lejojmë problemet politike që të bëhen çështje superiore, duke theksuar se mbështesim procesin e atlantikut për këtë regjion e po ashtu edhe procesin e Berlinit.
“Mbështesim anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, tha Peach, duke theksuar se mbështesin çdo gjë që e përmban unitetin.
Hovenier: SHBA-ja është shumë e përqendruar rreth Ballkanit Perëndimor
Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier ka thënë se SHBA-ja është shumë e përqendruar rreth Ballkanit Perëndimor, që nga vitet e 90-ta.
Ai në Samitin e Ballkanit Perëndimor, shtoi se një numër i presidentëve janë për një Evropë të bashkuar, duke u bërë prioritet që të arrihet kjo.
“Prioriteti më i lartë i ynë është integrimi i vendeve në Bashkimit Evropian, e që është në interes të vetë vendeve dhe të SHBA-së. Ne mendojmë se çdo vend që është anëtarë i BE-së është një vend më demokratik”, tha Hovenier, raporton Telegrafi.
Ambasadori shtoi se “Dëshirojmë që të kemi një integrim më të lartë ekonomik dhe duam t’iu ndihmojmë që të veprojnë përtej kufirit”
“Ne në tërë rajonin kemi shumë programe. Këtu në Kosovë kemi tri qëllime strategjike, pra ne e mbështesim Kosovën që të integrohet në vendet euroatlantike, kjo merr kohë. E dyta ka të bëjë me rritjen ekonomike dhe zhvillimin, e duhet të janë për të gjithë. Kurse e fundit, është sundimi i ligjit. Jeni një shtet që nuk e keni përvojën, si shtet i ri. Këtë janë prioritetet me logjikën evropiane”, tha Hovenier.
Ish-kryeministri i Greqisë: Vendet e Ballkanit të bashkëpunojnë për rrugën e tyre drejt BE-së
Ish- kryeministri i Greqisë, George Papandreu në një lidhje direkte në Samitin për Ballkanin Perëndimor, e nisi fjalimin e tij duke thur lavde ndaj kryeministrit Albin Kurti.
Papandreu tha se duhet përgëzuar Kurtin për punën që ka bërë.
“Kurti është ndër ata politikanë që beson në atë që thotë. Ka punuar shumë, dhe është e domosdoshme ta përgëzojmë për punën që ka bërë për transparencën, luftimin e korrupsionit dhe shumë tema tjera”, tha Papandreu, raporton Telegrafi.
Ai shtoi se është e rëndësishme përparimi ekonomik por edhe procesi ku jemi aktualisht lëvizjes drejt anëtarësimit në BE.
“Ëndrra perëndimore që kemi në Ballkanin Perëndimor na përfshin të gjithëve, kjo nuk është thjeshtë një ëndërr e rritjes së prosperitetit, por është ajo e një bashkëjetese në paqe, ku dëshirojmë të shohim diçka të mirë dhe jo të rrezikshme”, ka thënë Papandreou.
Ndër tjerash, ai ka bërë thirrje që shtetet e Ballkanit Perëndimor të bashkëpunojnë më shumë mes vete për integrime më të shpejta drejtë BE-së, si dhe zhvillimeve të tyre.
Schulz i ashpër me BE-në dhe Beogradin për qëndrimet e tyre ndaj luftës në Ukrainë
Ish-kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Schulz në Samitin e Ballkanit Perëndimor, tha se në këtë botë multipolare, Evropa duhet t’i jep një përgjigje Bashkimit Evropian.
“BE-ja është e përqarë. Pjesët tjera të botës janë shumë të bashkuara. BE-ja kurrë më shumë nuk kanë pasur mundësinë që ta kenë një udhërrëfyes. Përqarja e vendeve të BE-së po e dobëson bllokun. I mbështes të gjitha vendet që dëshirojnë ta kenë një reformë”, tha Schulz.
Schulz tha se ky mosreformim i BE-së, që shmang konceptin që vendet e vogla nuk mund të reformohen, atëherë zgjerimi i BE-së në 30 apo 31 vende do të dobësojë.
“Më shumë se kurrë BE-ja duhet t’i plotësoj premtimet e veta. Kjo e shkatërron kredibilitetin e BE-së. Po të ishte Rusia demokraci, atëherë Ukraina kurrë nuk do të sulmohej dhe e njëjta po ndodh në Beograd me presidentin Vuçiq”, u shpreh Shculz.
Kurti: Serbia i ka mbyllur sytë para agresionit rus
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në hapje të Samitit rajonal të Ballkanit për sigurinë, ekonominë dhe paqen që po mbahet në Prishtinë, organizuar nga The Economist.
Kurti para të pranishmëve foli për luftimin e korrupsionit në Kosovë, ku përmendi rastin Brezovica.
‘Gjyqtarë, biznismen, politikanë e të afërm të tyre ishin të përfshirë në këtë rast, ku u sukesuestruan shumë objekte të ndërtuara në atë zonë. Epoka e korrupsionit në shtet dhe mos ndëshkueshmëria e saj po i vie fundi’, tha Kurti, raporton Telegrafi.
Ai shtoi se reformat demokratike kanë ndihmuar që të shtyhet përpara progresi ekonomik në vend.
Kryeministri foli edhe për ndihmat që Qeveria e Kosovës i ka dhënë qytetarëve lidhur me përballjen me inflacionin që ka prekur botën.
Duke folur për luftën në Ukrainë, kryeministri Kurti përmendi edhe lidhjen e Serbisë me Rusinë, duke thënë se nëse Serbia do të ishte një demokraci e vërtetë, nuk do të ishte kërcënim i madh i paqes në rajonin tonë.
‘Serbia ka mbyllur sytë ndaj agresionit rus. Presidenti i Serbisë nuk ka shfaqur asnjë lloj problemi në kuptimin e nënshkrimit të marrëveshjeve me aleatin e tij rus’, ka thënë Kurti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025