Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se kjo javë pritet të karakterizohet nga mot relativisht të qetë dhe me temperatura pranverore.

IHK njofton se për të martën parashikohet mot i vranët dhe me intervale me diell.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 14 deri në 17 gradë.

Era do të fryjë nga jugperëndimi, 1–4 m/s. /Telegrafi/