LAJMI I FUNDIT:

Sot merret vendimi për fatin e kombinatit “Feni Industries”

Sot merret vendimi për fatin e kombinatit “Feni Industries”

Gjatë ditës së sotme do të dihet fati i kombinatit metalurgjik “Feni Industries” në Kavadar. Sot në Gjykatën Themelore në Veles është caktuar seancë në të cilën do të vendoset për hapjen e procedurës falimentuese të kombinatit, ndërkaq “Enkod”-i bullgar deri sot ka afat të paraqesë ofertë të re.

“Pritet që deri të hënën Enekod të japë ofertë të përmirësuar ndaj bankave, por edhe në qoftë se kjo nuk ndodh përsëri jam optimist se edhe përmes procedurës gjyqësore do të ndodhë riaktivizim i Fenit për një muaj e gjysmë deri në dy muaj. Për kompaninë ka më shumë investues të interesuar, ndërsa përshtatet edhe çmimi i ferronikelit i cili për momentin po rritet”, deklaroi zv.kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i Organizatës sindikaliste të “Feni”-t, Gjore Palitov, ndërkaq, të premten e kaluar për AIM konfirmoi se janë pezulluar protestat dyditore të punëtorëve të “Feni industri” për shkak të procedurës së ngritur falimentuese, sot është vendosur në pezullim dhe pritet oferta e investuesit bullgar dhe qëndrimi i bankave kreditore.


“Feni Industri” ka borxh prej rreth 60 milionë eurove prej të cilave 40 milionë i ka borxh Bankës komerciale SHA Shkup, “Stopanska Banka”- SHA Shkup dhe Silk Roud Bank SHA Shkup. Tre bankat si kreditorë më të mëdhenj ngritën procedurë falimenimi për kompaninë.