Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot mban mbledhje, ndërsa në rend dite do të jenë miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit dhe përgatitjet për seancë të re plenare.

Mbledhja e Kryesisë do të mbahet në ora 11:00.


Rendi i ditës:

I. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Përgatitjet për Seancë të re plenare:

Deklarimet jashtë rendit të ditës, Pyetjet parlamentare, Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, Ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare, Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 06/L -091.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave. /Telegrafi/