Sot kanë filluar punimet për zgjerimin e shtratit të lumit Tërstena në qytetin e Vushtrrisë.

Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, shkruan Telegrafi.


Idrizi ka thënë se për t'i minimizuar mundësitë e vërshimeve çdo ditë po intervenohet në pastrim dhe zgjerim të shtretërve të lumenjve e përrockave.

462114459 871479328447201 4509575552902964245 n Pamje nga punimet

“Ura e lumit Tërstena në afërsi të Muzeut në vazhdimësi ka qenë pikë kritike për vërshim të qytetit, andaj për të parandaluar një situatë të tillë sot kanë filluarpunimet për zgjerimin e shtratit të lumit Tërstena”, ka thënë Idrizi. /Telegrafi/

;