LAJMI I FUNDIT:

Sot fillon xhiro e 26-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, zhvillohet derbi i Anamoravës

Sot fillon xhiro e 26-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, zhvillohet derbi i Anamoravës

Sot (e enjte) është në program për t’u zhvilluar derbi i madh lokal mes Dritës dhe Gjilanit, i vlefshëm për javën e 26-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas futbollit të kombëtareve, radha është për t’u kthyer te futbolli vendor dhe Superliga e Kosovës nis sot zhvillimin e ndeshjeve të xhiros së 26-të.

Ndeshjet e kësaj xhiro do të zhvillohen në tri ditë, të enjten, premten dhe shtunën, pasi të dielën është festa e Bajramit.


Gjyqtarët e xhiros së 36-të, Gramos Shala ndanë drejtësinë në derbin e Gjilanit
Lexo po ashtu Gjyqtarët e xhiros së 36-të, Gramos Shala ndanë drejtësinë në derbin e Gjilanit

Në ditën e sotme është në program për t’u zhvilluar vetëm një lojë dhe ajo është padyshim ndeshja kryesore e kësaj xhiro.

Drita është nikoqire e rivalit lokal, Gjilanit, në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial, me fillim nga ora 14:00.

Të premten pritet të luajnë Suhareka-Malisheva dhe Prishtina-Feronikeli ’74, ndërsa të shtunën Llapi-Ballkani dhe Ferizaj-Dukagjini. /Telegrafi/