Sot fillon debati për zgjedhjen e gjykatësve kushtetues në Maqedoni

Zgjedhja e gjykatësve kushtetues sot është në rend të ditës në seancën e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime në Kuvend. Anëtarët e Komisionit duhet t’i shqyrtojnë biografitë e nëntë kandidatëve për gjykatës kushtetues, tre të propozuar nga shumica parlamentare dhe gjashtë nga opozita.
Sipas kryetares së Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, Marija Georgievska, vazhdimi i seancës së Komisionit për zgjedhjen e gjykatësve është shtyrë për shkak të angazhimit të anëtarëve të komisionit.
Kryetarja e Gjykatës kushtetuese, Dobrilla Kacarska të hënën ka mbajtur takim me shefin e shtetit, Stevo Pendarovski, kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi për bllokadën e zgjedhjes së katër gjykatësve kushtetues.
Kacarska pas mbledhjes me kreun shtetëror deklaroi se nëse nga fundi i vitit Gjykata nuk kompletohet, atëherë shtetit i kanoset krizë kushtetuese.
Gjykata kushtetuese në këtë moment punon pa katër gjykatës, të cilëve u skadoi mandati, nga të paraparë nëntë gjykatës. Në përbërje jo të plotë është rreth një vit, pasi nga fundi i majit vitin e kaluar u skaduan mandatet tre gjykatësve – Sali Murati, Elena Gosheva dhe Nikolla Ivanovski. Nga mesi i janarit të këtij viti, ndërkaq, i përfundoi mandati i gjykatësit Jovan Josifovski.
Komisioni i Kuvendit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, pas pothuaj një viti prej se Gjykata kushtetuese punon me numër të zvogëluar të gjykatësve, më 13 maj e filloi procedurën për zgjedhje të gjykatësve të ri kushtetues.
Janë propozuar nëntë kandidatë. Deputetët nga pushteti i propozuan prokurorin publik republikan, Lubomir Joveski, gjykatësin civil në Gjykatën e Apelit në Shkup, Fatmir Skender dhe Tanja Vasiq Bozaxhieva, e cila punon në Ministrinë e Drejtësisë si këshilltare shtetërore për legjislaturë civile.
Deputetët e OBRM-PDUKM-së propozuan gjashtë kandidatë: profesorët universitarë Savo Klimovski dhe Rodna Zhivkovska, gjykatësin në pension, Branko Sekullovski, prokurorin Todor Vitlarov, gjykatësen nga Gjykata administrative, Vesna Jovanovska dhe Vojisllav Dimovski, prokuror publik nga Prokuroria themelore publike në Ohër.
Në rend të ditës së seancës së Komisionit është edhe konfirmimi i Propozim-vendimit për shkarkimin dhe emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për ndarjen e çmimit shtetëror “8 Shtatori”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania