Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shpallur të mërkurën ditë zie shtetërore në Kosovë, në kujtim të të gjitha grave dhe vajzave të vrara. 

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shkruar se shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona.


Në Kosovë brenda katër ditësh u shënuan dy raste të vrasjes së grave.

Një 21-vjeçare u vra ditën e premte në Ferizaj, nga ish-bashkëshorti i saj. Ndërsa, të martën në qytetin e Pejës u vra një grua 43-vjeçare, nga bashkëshorti i saj. Vrasja ndodhi në banesën e çiftit. /Telegrafi/

438231366 2599136656926103 2847977154922299329 n

438231516 448309511108345 2668600092436511008 n

438270797 393412450257412 8524921331460936845 n