Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 5.362 testime për coronavirus, ndërsa 577 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-265, Kumanovë - 54, Tetovë - 26, Prilep - 21, Strumicë - 20, Kërçovë - 17, Gostivar dhe Veles - nga 16, Koçan - 15, Shtip - 14, Manastir - 13, Berovë - 12, Kavadari - 11, Sveti Nikola - 9, Ohër - 8, Strugë, Resnjë dhe Probishtip - nga 7, Radovish dhe Valandova - nga 6, Delçeva, Vinica dhe Kratova - nga 5, Pehçevë - 3, Dibër dhe Demir Kapi - nga 2, Gjevgjeli, Negotinë, Kriva Pallankë, Makedonski Brod dhe Makedonska Kamenica - nga 1.


Nga MSH thonë se kanë ndërruar jetë edhe 30 pacientë të tjerë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 1010 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 182.450, prej të cilëve 163.070 janë shëruar, ndërsa 6.214 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot është 13.166./Telegrafi/