Sot 10 viktima dhe 805 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë njofton se në në 24 orët e fundit janë kryer 6.980 teste, ndërsa janë regjistruar 805 raste të reja me coronavirus, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Në Shkup - 240, Gostivar - 138, Tetovë - 136, Kumanovë - 53, Strumicë - 50, Kërçovë - 46, Ohër - 32, Dibër - 18, Manastir dhe Strugë nga 15, Veles - 13, Kavadar - 9, Prilep dhe Sveti Nikollë - 7, Shtip - 6, Koçani, Resnja dhe Radovishi nga 4, Berova dhe Vinica nga 2, Valandovo, Demir Hisar, Kratovë dhe Makedonski Brod nga 1 secila.
Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 77 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Sot janë regjistruar 10 viktima nga coronavirusi. 4 persona të vdekur nga Tetova (53, 72, 72 dhe 73), 2 nga Kërçova (28 dhe 53), dhe nga një të vdekur nga Gostivari (44), Shkupi (56), Dibra (86) dhe Kumanova (60).
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 162,164, numri i pacientëve të shëruar është 150,851, numri i të vdekurve është 5,552, ndërsa numri i rasteve aktive është 5,761./Telegrafi/


































