Sony ka njoftuar telefonin e ri të lirë në Android, Xperia L1. Kjo pajisje vjen me ekran të madhësisë 5.5 inç dhe rezolucione LCD prej 1280x720 pikselë.

Në brendësi, telefoni sjell procesorin MediaTek MT6737T, RAM memorien prej 2GB dhe hapësirën ruajtëse prej 16GB.


Në pjesën e pasme gjendet kamera me 13MP ndërsa kamera frontale vjen me 5MP. Sa i përket lidhjes, Xperia L1 ka mbështetje për SIM, 4G LTE, Wi-Fi 802.11, Bluetooth 4.2 dhe USB Type-C.

Xperia L1 punon përmes Android 7.0 Nougat dhe baterisë me kapacitet prej 2620 mAh. Telefoni vjen në ngjyrë të zezë, të bardhë dhe rozë.