LAJMI I FUNDIT:

Sony prezanton zyrtarisht Xperia M5

Sony prezanton zyrtarisht Xperia M5

Para pak kohësh në internet u shfaqen disa fotografi të modeleve të reja të pajisjeve mobile nga Sony, përkatësisht Xperia M5 dhe C5 Ultra dhe tani Sony i ka bërë zyrtare të dyja këto modele.

Sony Xperia M5 është projektuar të jetë rezistent ndaj pluhurit dhe ujit, dhe e njëjta e përmban standardin IP65 dhe IP68, ndërsa telefoni gjithashtu vjen me ekranin 5 inç në Full HD me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve.

Karakteristikat tjera të Xperia M5 e përfshijnë edhe procesorin 64 bit Mediatek Helio X10 okta core në 2GHz.

Telefoni i ri nga Sony gjithashtu vjen me 3GB RAM, 16FGB memorie për ruajtjen e përmbajtjes, portin për kartelën microSD e cila mund ta zgjerojë hapësirën deri në 200GB.
Pajisja ka edhe kamerën e fuqishme në pjesën e përparme me 13MP për selfie dhe video Full në 1080p, ndërkaq kamera e pasme vjen me 21.5MP Sony Exmor RS me Hybrid FA, si dhe 5x zoom dhe mundësi incizimi të videove në 4K.


Sony kanë thënë se telefoni i saj i ri Sony Xperia M5 do të dalë në shitje në vendet e zgjedhura më vonë këtë muaj, edhepse ende nuk ka detaje për çmimet. Pajisja do të jetë në dispozicion në tri ngjyra, ari të bardhë dhe e zezë. (Telegrafi)