LAJMI I FUNDIT:

Sony me fablet të ri në panairin IFA?

Sony me fablet të ri në panairin IFA?

Raportet e fundit mediale thonë se Sony do të lansojë një model mesatar të telefonit të mençur me ekranin prej 6.1 inç, të cilin do ta prezantojë në panairin e IFA-së i cili mbahet muajin e ardhshëm.

Modeli misterioz i pajisjes që është koduar me shifrën Sony D2203 është paraqitur në faqen GFXBench, me të gjitha karakteristikat.

Përveç përmasave të mëdha, ekrani i telefonit nga Sony ofron rezolucion të ulët prej 854 x 480 pikselëve, me 161 ppi.

Sony D2203 thuhet se do të sjell procesorin 1.2GHz Snapdragon 400 quad-core me 1GB RAM, kamerën e pasme me 5MP si dhe kamerën e përparme VGA për selfie.


Modeli i ri i pajisjes së Sony besohet se do të jetë pasardhës i Xperia T3, fabletit me specifika mesatare dhe ekranin prej 5.3 inç. (Telegrafi)