LAJMI I FUNDIT:

Sony gati me Xperia XA1

Sony gati me Xperia XA1

Në Mobile World Congress 2017, Sony prezantoi disa telefona të rinjë, ndër ta edhe Sony Xperia XA1.

Ky telefon tani është i gatshëm për shitje në Hong Kong, me një çmim prej rreth 320 dollarëve.

Versioni që doli në shitje në Hong Kong vjen me mundësinë e instalimit të dy kartelave SIM dhe hapësirën e veçantë për kartelën microSD. Opsionet e ngjyrave përfshijnë të bardhën, të zezën, ngjyrën e artë dhe të pembe.


Pajisja vjen me specifika mesatare, si: ekranin me 5 inç, të rezolucioneve 1280×720 pikselë dhe procesorin Mediatek Helio P20.

RAM memoria ka kapacitet prej 3GB ndërsa hapësira ruajtëse vjen me 32GB dhe mundësinë e zgjerimit përmes kartelës microSD.

Kamera kryesore sjell 23MP për foto dhe video, ndërsa kamera për ‘selfie’ vjen me 8MP. Telefoni funksionon me baterinë prej 2,300 mAh dhe sistemin operativ, Android 7.0 Nougat.