Në vazhdën e protestave nëpër gjithë Maqedoninë, edhe në Tetovë do të organizohen protesta nga 8 organizata jo-qeveritare lokale, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në përshkrimin e protestës thuhet ”U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Tetovës, qyteti i paqes dhe bashkëjetesës, së bashku me zë të lartë për të shprehur qëndrimin tonë dhe për të dërguar një mesazh të gjithë miqve tanë: Nuk ka drejtësi – nuk ka paqe!
Protesta paqësore do të fillojë në 19:00 para Gjykatës Themelore në Tetovë. Ne bëjmë thirrje për masovitet. Tetova nuk duhet të hesht. Askush nuk duhet të hesht. Ky është një moment i rëndësishëm.
Ose proteston ose emigron.
Ose je dakord për të falë kriminelët ose proteston!
Ose je për vjedhje zgjedhore ose proteston!
Ose je për manipulimin mediatik ose proteston!
Ose je për gjyqësorin e korruptuar ose proteston!
Ose je për regjim ose proteston!” thuhet në thirrjen e dërguar nëpër rrjetet sociale drejtuar qytetarëve./Telegrafi/
Nga mëngjesi sot, në hyrjen dhe daljen e Tetovës dolën plaketat me mbishkrimin ”Paratë në liri, kriminelët në burg” shkruan në pankartat që paralajmërojnë protestat./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim