Sonte në “Debat D”, do të ballafaqohen kandidatët për të parin e Klinës

Në vazhdën e debateve që po zhvillohen për zgjedhjet lokale të 22 tetorit – në emisionin “Debat D”, të RTV Dukagjini, në ora 20:10, sonte do të ballafaqohen përballë njëri tjetrit kandidatët për të parin e Klinës.
Në panelin e diskutimeve, do të jenë: Avni Gashi - Aleanca Kosova e Re (AKR), Zenun Elezaj - Aleanca për ardhmërinë e Kosovës (AAK), Iber Elezaj - Lëvizja Vetëvendosje (VV), Besim Hoti - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Nezir Gashi - Nisma për Kosovën (Nisma) dhe Sokol Bashota - Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Në sondazhin e organizuar, mund të votoni për atë që mendoni se e ka fituar këtë debat. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































