LAJMI I FUNDIT:

Sonte ndahen çmimet “Palma e artë”

Sonte ndahen çmimet “Palma e artë”

Në edicionin e sivjetmë të festivalit të Cannes, kineastët kanë pasur kënaqësinë që të shohin edhe filmin e Clint Eastwood “Changeling” me Angelina Jolien në rolin kryesorë duke konkurruar me regjisorët më të njohur të botës, në festivalin e filmit të Cannes që do të përfundoj sonte.

Kritikët kanë favorizuar filma të ndryshëm gjatë 12 ditëve të festivalit, në të cilin u prezantuan filma solid. Edhe pse nuk është çmuar shumë filmi e Eastwoodit “Changeling”, në të cilin aktorja Jolie luan një film të bazuar në jetën e vërtetë për një grua të Los Angeles dhe luftës se saj me policë të korruptuar, pasi humbet djalin e saj, ka tërhequr vëmendjen e kritikës.

Filma të tjerë që do të konkurrojnë në festival për “Palmën e Artë” janë edhe 22 filma të tjerë siç janë:

Filmi i Laurent Cantet “The Class”, një film i zhanrit dramë për një klasë në një shkollë franceze me studentë dhe mësues të vërtetë.


Regjisori Walter Salles dhe regjisorja Daniela Thomas, paraqiten me filmin e zhanrit krim për katër vëllezër brazilian, “Linha de Passe”.

Regjisori Ari Folman me filmin e animuar “"Waltz With Bashir", një film i animuar dokumentar për luftën në Liban në fillim të viteve 1980.

Filmi “Gomorra”, nga regjisori Matteo Garrone një film ky për nëntokën kriminale të Napolit.

Regjisori Paolo Sorrentino vije me filmin "Il Divo", një film ky për ish kryeministrin italian Andreotti dhe akuzat që e ndërlidhnin atë me mafinë.

Nga ana tjetër kemi edhe regjisorin turk "Three Monkeys", një dramë për një familje që zgjedh të jetoj në një kotec në Turqi.
Arta Dobroshi në Cannes. Foto: Reuters
Në garë po ashtu është edhe filmi "Lorna’s Silence", një filma i zhanrit dramë për një grua emigrante, që luhet nga aktorja kosovare Arta Dobroshi, e cila lufton për t’i fituar letrat të shtetit belg me regji të vëllezërve Jean-Pierre dhe Luc Dardenne, të cilët dy herë kanë fituar Palmën e Artë.

Një tjetër fitues i Cannes është edhe regjisori Steven Soderbergh, i cili është duke garuar me filmin "Che", film ku me dy pjesë për revolucionarin amerikano-latin Che Guevara, në rolin kryesorë te të cilit paraqitet Benicio Del Toro. Soderbergh, ka fituar Palmën e artë në vitin 1989 me filmin "sex, lies and videotape", por në Cannes më shumë ka marrë kritika negative sesa pozitive.

Fitues i edicionit të kaluar të “Palmës së Artë”, ishte filmi rumun i regjisorit Cristian Mungiu "4 Months, 3 Weeks and 2 Days".

Këtë vit anëtare kryesore e jurisë është regjisorja iraniane Satrapi, kryetar jurie është aktori Sean Penn, anëtarë janë edhe të njohurit Natalie Portman dhe regjisori Alfonso Cuaron.