LAJMI I FUNDIT:

Sonte finalja e madhe Portugali – Francë, kush fiton?

Sonte finalja e madhe Portugali – Francë, kush fiton?

Portugalia dhe nikoqirja e këtij Evropiani, Franca do të përballen sonte në Stade De France, në kërkim të trofeut të këtij evenimenti të madh evropian.

Ballafaqimi mes këtyre dy përfaqësueseve, pritet të sjell një ndeshje të madhe, edhe pse ‘Gjelat’ për disa nuanca llogaritën favorit, pasi që luajnë në shtëpinë e tyre.

Francezët të motivuar maksimalisht pas fitores së madhe kundër Gjermanisë, të njëjtën gjë synojnë ta bëjnë edhe kundër Portugalisë së Cristiano Ronaldos.


Kjo super sfidë e cila pritet të luhet në një atmosferë të zjarrtë, sjell edhe duelin për Këpucën e Artë mes Antonio Griezmann-it te Francës dhe Cristiano Ronaldos. I pari deri tash ka realizuar gjashtë gola, kurse, i dyti katër gola.

Finalja mes Portugalisë dhe Francës nis në orën 21:00. /Telegrafi/