LAJMI I FUNDIT:

Sonte fillon ‘Ku-Fest’ festivali i parë teatror në Kumanovë

Sonte fillon ‘Ku-Fest’ festivali i parë teatror në Kumanovë

Për pesë netë, gjegjësisht prej sonte deri më 30 maj, Teatri Ultra i Kumanovës do të jetë organizator i edicionit të parë të Festivalit të teatrove, ‘Ku-fest’, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë këtyre netëve në skenën e Teatrit të Kumanovës do të ngjiten pesë teatro të ndryshme shqiptare nga Kosova dhe vendi, ndërsa shfaqjet për të gjithë adhuruesit e teatrit do të jenë falas dhe të gjitha, për çdo natë do të fillojnë prej orë 20:00.

Festivalin do ta hap trupa e Teatrit ‘Ultra’ nga Kumanova me shfaqjen ‘Qeni i Baskervilëve’ të autorit Arthur Conan Doyle, i cili flet për detektivin e famshëm Sherlock Holms ndërsa shfaqja vjen me regji të Qazmedin Nuredinit.


Artdashësit duhet ta kenë parasysh se më 28 maj nuk është paralajmëruar asnjë shfaqe.

Në natën e fundit të festivalit, gjegjësisht më 30 maj, shfaqja ‘Një burrë mes dy grash’ e Teatrit kombëtar të Kosovës, do ta përmbyll festivalin ‘Ku-fest’. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori