Site icon Telegrafi

Sondazh: Kush mendoni se do të jetë në krye të Prizrenit pas zgjedhjeve lokale 2021?

Kanë mbetur edhe shatë ditë deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale 2021.

Më 17 tetor (e diel) qytetarët do të votojnë për kryetarin që do të jetë në krye të komunës për katër vitet e ardshme.

Telegrafi ka filluar me publikimin e disa sondazheve ku do të përfshihen të gjitha komunat dhe kandidatët.

Në këtë sondazh të gjithë mund të votojnë për kandidatin që mendojnë se do të udhëheqë me komunën përkatëse.

Serinë e këtyre sondazheve, Telegrafi e vazhdon me Komunën e Prizrenit. Në garë për kryetar të Prizrenit janë tetë kandidatë: Zafir Berisha (NISMA), Lulzim Kabashi (AAK), Mytaher Haskuka (LVV), Afrim Tejeci (AKR), Cemailj Smajli (NDS), Anton Quni (LDK), Shaqir Totaj (PDK) dhe Milazim Lushaj.

Lexo po ashtu Sondazh: Kush mendoni se do të jetë në krye të Pejës pas zgjedhjeve lokale 2021?

Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i votuesve në Komunën e Prizrenit është 173 mijë e 359, numri i qendrave të votimit 71, numri i vendvotimeve 221.

Më 14 tetor do të mbyllen të gjitha sondazhet, ku pastaj në një lajm do të përmblidhen rezultatet finale. Për të shikuar të gjitha sondazhet, klikoni këtu. /Telegrafi/


Sondazhi është krijuar për t’i dhënë lexuesit tonë një mundësi për të shprehur mendimin e tij nëpërmjet votës. Në një IP mund të votohet vetëm një herë.
Exit mobile version