Situata me pastrimin e Prishtinës po përkeqësohet dhe është bërë shqetësim për shumë qytetarë. Ndërmarrja "Pastrim", para disa ditësh ka ndërprerë shërbimet për shkak të krizës financiare, ku sipas tyre kjo krizë është shkaktuar nga Komuna e Prishtinës.

Në anën tjetër, Komuna e Prishtinës fajëson Ndërmarrjen "Pastrimi" për keqmenaxhim.


Për situatën e krijuar, ju mund të jeni pjesë e sondazhit të hapuar nga Telegrafi me pyetjen se: Kujt i takon përgjegjësia për gjendjen e mbeturinave në Prishtinë?