LAJMI I FUNDIT:

Sonda më e vjetër ruse së shpejti përplaset në Tokë, pas disa dekadave në Orbitë

Sonda më e vjetër ruse së shpejti përplaset në Tokë, pas disa dekadave në Orbitë

Në orbitën e Tokës ka gjithnjë e më shumë mbeturina të satelitëve të mëparshëm, pjesë të avionëve ose pajisjeve të dërguara në hapësirë.

Pjesa më e madhe e këtyre mbeturinave është e vogël dhe nuk paraqet një kërcënim të rëndësishëm, por disa nga pjesët që fluturojnë mbi ne janë me të vërtetë të mëdha. Këto janë objekte me peshë prej disa qindra kilogramësh apo edhe disa tonë.

Njëra nga këto objekte së shpejti do të përplaset në Tokë, dhe pyetja është nëse ajo përbën kërcënim për banorët, shkruan Science Alert.


Bëhet fjalë për Cosmos 482, një anije kozmike sovjetike e nisur në hapësirë më 31 mars 1972. Ajo duhej të shkonte drejt Venerës, por shpërtheu ndërsa u largua nga orbita.

Një pjesë e sondës ka rënë në Tokë një muaj pas lansimit, por pjesa më e madhe e saj është ende lart, duke përfshirë sensorin e uljes që peshon 495 kilogramë, transmeton KosovaPress.

Ajo pritet të bjerë në Tokë ndërmjet viteve 2023 dhe 2025, por kjo mund të ndodhë para, madje edhe këtë vit, sipas llogaritjeve të fundit.

Sonda tjetër Cosmos 482, Venus 8, e cila ishte nisur katër ditë më parë, me sukses u ul në sipërfaqen e Venerës, një planet me një temperaturë mesatare prej 462 gradë Celsius, duke mbijetuar më shumë se 50 minuta, sa për të dërguar të dhënat në Tokë.

Bëhet fjalë për një lloj sonde me dizajn të fuqishme, e cila është menduar për të mbijetuar hyrjen në atmosferë, kështu që edhe sonda që do të bjerë në tokë mund t’i mbijetojë djegies në atmosferë.

Pjesa më e madhe e mbeturinave hapësirë, si sateliti kinez Tiangong-1, pas përfundimit të misioneve bien në oqean, duke pasur parasysh faktin se ai mbulon shumicën e sipërfaqes së Tokës.

Edhe pse nuk jemi në gjendje për të kontrolluar dhe përcaktuar vendndodhjen e saktë të satelitëve në rënie, dëshmi e kësaj është stacioni i hapësirës Skylab, i cili në vitin 1979 ra në pjesë të ndryshme të Australisë, por fatmirësisht pa pasur viktima në njerëz.

Në trend Botë

Më shumë
Presidenti i ri sirian nënshkruan kushtetutën që e vendos vendin nën sundimin e grupit islamik për 5 vjet

Presidenti i ri sirian nënshkruan kushtetutën që e vendos vendin nën sundimin e grupit islamik për 5 vjet

Azia
Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Botë
Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

Amerika
Si do të ndikonin tarifat e Trumpit te qytetarët e zakonshëm evropianë?

Si do të ndikonin tarifat e Trumpit te qytetarët e zakonshëm evropianë?

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Kalo në kategori