Real Madridi ka fituar ndaj Valladolidit në La Liga me rezultat 2-0.
Kjo ishte fitorja e parë e trajnerit Santiago Solari me Los Blancos në kampionatin elitar, por erdhi me shumë vështirësi.
Ndeshja filloi me rastin e mirë nga Karim Benzema në minutën e katër, ndërsa Antonito i vendasve rrezikoi portën e Realin në minutën e 34.
Gareth Bele kishte një rast për gol në minutën 36-të, por gola nuk shikuam në 45 minuat e parë.
Pjesa e dytë filloi me rastin e Benzemas (55′) dhe Casemiros (56′).
Vendasit iu përgjigjën me Ruben Alcarez (58′) dhe Toni (66′), dyshja ishin të pafat duke goditur shtyllën.
Goli i parë në takim ishte autogol nga Kiko, i cili devijoi gjuajtën e Vinicius Junior. Ndërsa në minutën e 88-të shënoi edhe Sergio Ramos nga pika e bardhë.
Pas kësaj fitore Reali ngjitet në vendin e gjashtë me 17 pikë, kurse Valladolidi bie në pozitën e tetë me 16 pikë.
Ndeshja e ardhshme e Los Blancos është kundër Celta Vigos, kurse Valladolidi ndaj Eibarit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=WX6odeInV5s