LAJMI I FUNDIT:

SOJA – ushqim me vlera të larta

SOJA – ushqim me vlera të larta

Soja është artikull bimor që përmban të tetë amino-thartirat esenciale, pa të cilat organizmi i njeriut nuk mundet.

Dijana Daka – Nahi
Nutriciste
tel. 044 180 052

Për sojën, si artikull i rëndësishëm në ushqim, ekzistojnë gjurmë të shkruara që para pesë mijë vjetësh, ndërkaq është quajtur ushqim engjëllor, për shkak të përbërësve të dobishëm që përmban.


Sojën vërtet nuk mund ta zëvendësojë asgjë, mirëpo është e përsosur edhe si plotësim për mishin, sepse përmban 40 për qind të proteinave të domosdoshme për zhvillim të qelizave dhe madje 34 për qind të hidrokarbureve.

Në kuptimin biologjik është artikull shumë cilësor i cili përmban llojin specifik të vajit, thartira yndyrore poli të pangopura (thartira alfa-lionoleniume), jashtëzakonisht e rëndësishme për shëndetin e enëve të gjakut.

Prodhimet nga soja të përziera me mish, perime apo miell gjithashtu kanë vlerë të jashtëzakonshme biologjike, për ç’shkak është e obligueshme ta përdorni në gjellë.

41331271-Black-eye-peas-mung-bean-adzuki-beans-soy-beans-black-beans-and-red-kidney-beans-on-white-background-Stock-Photo

Nga soja sot përdoren shumë derivate: salcë soje, qumësht soje apo miell soje. Soja ekziston në disa lloje: e verdhë, e gjelbër, e zezë dhe e kuqe (fasulet azuki). Secila prej tyre përdoret në mënyra të ndryshme.

Varieteti i kuq përdoret për të luftuar problemet me veshkat; soja e gjelbër (që nuk është gjë tjetër veçse soja e verdhë e marrë para pjekjes) ka shumë minerale si magnezi dhe klorofili, që janë shumë të mira për organizmin; soja e verdhë përdoret pak për shkak se zgjat shumë në gatim; soja e zezë është shumë e mirë për shpretkën.

Farat e sojës përmbajnë proteina (40%) dhe yndyrna (20%), që luajnë një rol thelbësor për organizmin tonë. Ato parandalojnë shumë probleme dhe sëmundje.

Soja praktikisht nuk ka fare karbohidrate dhe është e pasur me kalcium, fosfor, kalium, magnez dhe hekur. Gjithashtu përmban vitamina A, B1, B2, B3, B5, B6 dhe C.

CheckoffatWork_SoyFood1

Soja përmban edhe fibra që ndihmojnë në luftimin e kapsllëkut, rregullojnë gliceminë si dhe kolesterolin në gjak.

Soja, përveçse është shumë ushqyese, është në gjendje që të ndihmojë edhe në forcimin e kockave.

Një tjetër veti e saj është se shërben si ilaç për shqetësimet e menopauzës, kjo sepse isoflavonët që gjenden në të ndihmojnë në riintegrimin e një pjese të estrogjenit që nuk prodhohet më nga vezoret.

Soja nuk i shkakton ndonjë të keqe organizmit, përveç rasteve kur përdoret me tepri. Nëse përdoret shumë, atëherë mund të shkaktojë alergji të ndryshme, të vjella dhe në raste ekstreme krijimin e qelizave kancerogjene.

Kush ka vuajtur nga kanceri në gji nuk duhet ta përdorë në mënyrë absolute. Edhe gjatë shtatëzënisë soja duhet përdorur nga pak (80 mg në ditë). /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori