LAJMI I FUNDIT:

Socialistët evropian presin që Maqedonia të marrë datë për fillimin e bisedimeve me BE-në

Socialistët evropian presin që Maqedonia të marrë datë për fillimin e bisedimeve me BE-në

Mbështetje nga Partia e Socialiste Evropiane dhe pritja që Republika e Maqedonisë së Veriut të marrë datën e paralajmëruar për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE, kryetari u PSE-së dhe ish-kryeministri bullgar Sergej Stanishev zhvilluan një takim sot me kryeministrin Zoran Zaev.

Eurodeputetja Stanishev përshëndeti marrëveshjet e vendit tonë me Republikën e Bullgarisë dhe Republikën e Greqisë dhe pjekurinë demokratike të treguar nga vendi ynë përmes politikave të kryeministrit Zaev dhe Qeverisë në sjelljen e reformave në bashkëpunim me opozitën. Ai inkurajoi gjithashtu një zgjidhje për Ligjin për Prokurorinë Publike.


Kryeministri Zaev falënderoi PSE për mbështetjen e vazhdueshme për proceset demokratike në vend, duke rezultuar në një proces integrimi në NATO dhe përparimin në integrimin evropian.

“Ne i kemi mbyllur të gjitha çështjet me fqinjët tanë përmes politikave të sinqerta për gjetjen e zgjidhjeve, kemi sjellë nëpërmes konsensusit me opozitën ligjet e nevojshme për reformat në vend dhe tani jemi të angazhuar për zbatimin efektiv të atyre reformave. Ne jemi veçanërisht të përqendruar në sundimin e ligjit dhe sigurimin e barazisë para ligjit për të gjithë. Unë pres sjellje të përgjegjshme në Kuvend dhe miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike me shumicë prej dy të tretave. Të gjitha rastet e mëparshme që lidhen me krimin dhe korrupsionin, ose ndoshta të reja, si në çdo vend evropian, ashtu edhe në vendin tonë, duhet të zgjidhen përmes një sistemi gjyqësor të pavarur dhe profesional”, tha ndër të tjera, kryeministri Zaev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori