Snopçe: Standardet e dyfishta të Prokurorisë në rastin e hendbollistit kroat dhe tifozit maqedonas

Jemi këtu sot për të denoncuar edhe një skandal mjaft të rëndë të drejtësisë në vend që lidhet me vrasjen mizore të hendbollistit kroat. Fatkeqësisht, tentativat për të mbrojtur sulmuesit, filluan me Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) fillimisht duke mohuar se ka pasur dhunë, е tani vazhdojnë me prokurorinë duke ua zbutur veprën penale dhe për pasojë edhe dënimin që duhet të marrin sulmuesit. E dini të gjithë se në drejtësi një rol të rëndësishëm luan praktika gjyqësore, si mekanizëm për të krahasuar cilësinë e drejtësisë, tha sot në konferencën për shtyp deputeti i Aleancës për Shqiptarë, Halil Snopçe.
“Tragjedia e fundit është e ngjashme me atë të të riut, Nikolla Sazdovski. Edhe sipas përshkrimit të lëndës nga ana e prokurorisë, vërehet se dy rastet ja identike, dhunë fizike, goditje të kokës në send të fortë që ka sjellë pasojë vdekjen e kështu me radhë. Por, në mes dy rasteve ka një dallim të madh. Në rastin e Sazdovskit prokuroria ngriti padi për vepër penale vrasje sipas nenit 123, pika 2, paragrafi 1, ku parashihet dënim minimal prej 10 vite burg ose burg të përjetshëm dhe epilogun e dini të gjithë. Në rastin e fundit e njëjta prokurori, veprën e ka kualifikuar në bazë të nenit 123, por pika 1 ku dënimi është përgjysëm më i ulët dhe parashihet të paktën 5 vite burg”, theksoi Snopçe.
Ai tha se pyesim prokurorinë çfarë ndryshoi në këto dy raste kur të gjitha rrethanat dhe veprimet janë të njëjta? Mos vallë jeta e një të riu kroat është më pak e vlefshme sesa jeta e një të riu maqedonas!? Apo ndoshta ndryshon fakti se në rastin e fundit sulmuesit ishin maqedonas dhe në rastin e Sazdovskit sulmuesit ishin shqiptarë!?
“Të nderuar qytetarë, kjo është ajo drejtësia e dyfishtë në vendin tonë, e zbatojnë prokuroria dhe gjyqësia e partizuar dhe korruptuar, që qytetarëve u sjell padrejtësi dhe ua cënon perspektivën. Këtu buron edhe vetoja reale për t’u bërë pjesë e familjes evropiane, ku nuk pranohen vende me drejtësi të dyfishtë dhe që bëjnë dallime dhe diskriminime edhe në tragjedi të këtilla”, shtoi Snopçe./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri