Sneijder: Disa persona te Interi u munduan të më shkatërrojnë

Holandezi pati probleme me drejtuesit zikaltër gjatë sezonit të fundit të qëndrimit të tij në klub, për shkak se nuk donte ta rinovonte kontratën e tij, por pastaj në janar u shit te Galatasaray për një shumë të vogël rreth 7.5 milionë eurosh.
“Ndihem vërtetë keq për lojtarët dhe tifozët, por nuk brengosem aspak për disa persona të tjerë në klub që Interi përfundoi i nëntë këtë sezon dhe që trajneri u largua”.
“Ata as që u kualifikuan në garat evropiane dhe shpresoj që kjo gjë t’i ketë bërë njerëzit në klub të mendojnë se çfarë është duke ndodhur. Kjo që po ndodh, nuk i ka hije Interit”.
“Disa persona u munduan të më shkatërrojnë kohë pas kohe. Po të mos e kisha personalitetin e fortë, tani do të isha i pensionuar”.
“Shumë njerëz në klub nuk e meritojnë besimin tim dhe respektin. Kam pasur shumë momente të vështira, por gjithçka që ka ndodhur më ka bërë më të fortë në fund”, deklaroi Sneijder. /Telegrafi/





















































