Franco Foda ka publikuar listën e Kosovës për ndeshjen miqësore që zhvillohet më 5 qershor në Oslo kundër Norvegjisë.
Përzgjedhësi i Kosovës për këtë listë ka grumbulluar 23 futbollistë, ku dy prej tyre për herë të parë do të jenë në Përfaqësuesen A të Dardanëve.
Fjala është për portierin e talentuar llapjan që aktivizohet te Tirana, Mustafë Abdullahu, si dhe mesfushorin Art Smakaj që luan në kampionatin kroat te Lokomotiva e Zagrebit.
Në fakt kjo dyshe ka luajtur më parë për Kosovën, por vetëm për grupmoshat dhe për herë të parë do të jenë të grumbulluar në ekipin A.
Mustafë Abdullahu ka qenë fantastik te Përfaqësuesja e Kosovës U21, sidomos në ndeshjen e fundit kur Dardanët e rinj arritën një barazim heroik 0-0 në udhëtim te Gjermania.
20-vjeçari ka një vit që është pjesë e skuadrës shqiptar vit që është pjesë e skuadrës shqiptare Tirana, derisa më parë ishte edhe pjesë e Besës së Kavajës.
Portieri shtatlartë karrierën e ka nisur te Llapi në Kosovë, derisa për një periudhë ishte edhe te Feronikeli ’74.
Në mesfushë për herë të parë është ftuar Art Smakaj, që luan me Lokomotivën e Zagrebit në elitën e futbollit kroat.
21-vjeçari ka lindur në Kroaci, derisa karrierën e ka nisur te Dinamo e Zagrebit dhe që nga viti 2016 ka kaluar të gjitha kategoritë te Lokomotiva deri në skuadrën e parë.
Smakaj ka luajtur më parë për Kosovën U19 dhe U21, derisa luan në pozitën e mesfushorit defensivë. Ai këtë edicion ka zhvilluar 30 ndeshje në total, ku ka një gol të shënuar dhe tre asistime. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Capello thotë se do të shiste çdo lojtar të Milanit, përveç dy prej tyre – nuk kursen as Leaon

Guardiola u pyet për shpërblimet financiare për të dhe lojtarët e tij – përgjigja e Pep i la fansat në habi

Capello thotë se do të shiste çdo lojtar të Milanit, përveç dy prej tyre - nuk kursen as Leaon

“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Data dhe vendi: Konfirmohet "lufta më e fortë në botë", tifozët e kanë pritur për vite me radhë

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Publikohen pamje të reja nga festimet e yjeve të Real Madridit ndaj fansave të Atleticos - pritet përjashtimi për duelin me Arsenalin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Trump: SHBA duhet ta marrë Grenlandën, nëse BE dhe Danimarka nuk e kuptojnë këtë do t'ua shpjegojmë

Sara dhe Bardhi kurorëzohen në xhami: Faleminderit që iu përshtate zakoneve të fesë Islame

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Putini kërkon që OKB-ja të qeverisë përkohësisht Ukrainën, shefi i OKB-së: Ukraina ka një qeveri

Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata