LAJMI I FUNDIT:

Sllovenia uron Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për hapjen e bisedimeve me BE-në

Sllovenia uron Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për hapjen e bisedimeve me BE-në

Përfaqësuesit më të lartë të shtetit slloven përshëndetën sot vendimin e Komisionit Evropian për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Me këtë rast, presidenti Borut Pahor dhe kryeministri Golob i kanë dërguar urime Shkupit dhe Tiranës.

Në një letër të posaçme drejtuar Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, Golob angazhohet që Bosnja dhe Hercegovina të marrë statusin e kandidatit më së voni deri në fund të këtij viti, pasi propozimi i tij për të marrë menjëherë këtë status nuk mori mbështetjen e nevojshme në samitin e fundit të liderëve të vendeve anëtare.


“Fillimi i negociatave të anëtarësimit është shkrimi i një kapitulli të ri për banorët e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”, shkruan ministrja e Punëve të Jashtme sllovene Tanja Fajon në profilin e saj në “Twitter”, duke shtuar se Sllovenia do të vazhdojë të ndihmojë të dyja vendet në përparimin e procesi i negociatave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori