Tadej Pogacar është bërë slloveni i parë që arrin të fitojë Tour de France të dielën e javës që lamë pas, duke parakaluar të gjithë në garë për trofeun.
Derisa Sam Bennett kishte fituar fazën finale përgatitore, dita kryesore i takoi skuadrës UAE Emirates, me në krye Pogacar që u bë fituesi më i ri i garës që prej kohës së Henri Cornet në vitin 1904.
22-vjeçari arriti që të mposhte konkurrencën me sllovenin tjetër Primoz Roglic që përfundoi i dyti me 59 sekonda mbrapa fituesit.
🏆💛 🇸🇮 @TamauPogi
🥈 🇸🇮 @rogla
🥉 🇦🇺 @richie_porte#TDF2020 #TDFunited pic.twitter.com/jA7aGnJnXg— Tour de France™ (@LeTour) September 20, 2020
“Është diçka e pabesueshme, të qëndrosh në podiumin e Parisit. Ishte tri javë të mrekullueshëm, një rrugëtim i paimagjinueshëm”, ka thënë slloveni pas triumfit.
“Dua t’i falënderoj të gjithë që e bënë të mundur. Ishin tri javë të mrekullueshme në rrugët e Francës. Nuk mund të gjejë fjalë që t’i përshkruajë ndjenjat e mija”, ka shtuar më tej ai.
Pogacar po ashtu fitoi edhe në tri fazat e garës, një paraqitje brilante individuale dhe njëra ndër më të mira në histori të Tour de France. /Telegrafi/
#TDF2020 Bonjour #Paris! 💛 #UAETeamEmirates #RideTogether
📸 A.S.O./Alex Broadway pic.twitter.com/3AZoJ7ow6L
— @UAE-TeamEmirates (@TeamEmiratesUAE) September 20, 2020