LAJMI I FUNDIT:

Skyrim i pari, MW3 jashtë listës

Skyrim i pari, MW3 jashtë listës

Festat funde-vitit përveç të gjitha gjërave tjera sjellin edhe ditët e lira të cilat shumë njerëz do ti shfrytëzojnë për luajtje më aktive të lojërave e shumë nga ta nuk hezitojnë as të marrin portofolin dhe të shpenzojnë ca para për të plotësuar koleksionin e lojërave.

Statistikat e rregullta që për çdo javë publikohen nga Steam flasin se më i kërkuari ende ishte The Elder Scrolls V: Skyrim i cili nuk e ka ndër mend të zbres nga kreu i listës së lojërave më të shitura. Në vendin e dytë është gjithashtu i mrekullueshmi Batman: Arkham City, e mjaftë interesant është fakti se nga lista mungon Modern Warfare 3 i cili ka shënuar rënie të madhe të interesimit. /Telegrafi/

1. The Elder Scrolls V: Skyrim
2. Batman: Arkham City
3. Portal 2
4. RAGE
5. Dead Island
6. Orcs Must Die!
7. Payday: The Heist
8. Warhammer 40: 0000: Space Marine
9. Mass Effect 2
10. Tropico 4