Skitarja e kërcimeve së larti, Sophie Sorschag, ka pranuar sot dekretin për dhënie të shtetësisë së Kosovës.
Dekreti iu dorëzua nga presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi dhe kryetari i Federatës Skitare të Kosovës (FSK), Milaim Kelmendi, njëherit nënpresident i KOK-ut.
Presidenti Krasniqi falënderoi presidenten e shtetit, Vjosa Osmani, për lëshimin e dekretit dhe bashkëpunimin e frytshëm me KOK-un në mbështetje të sportistëve.
“Do të kemi një sportiste të re të sporteve dimërore dhe kjo do të jetë risi, pasi është sport i veçantë, ku shumë pak shtete në botë kanë garuese të sportit të tillë”.
“Sophia do ta përfaqësojë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme, ku presim rezultate si nga Kampionatet Botërore, ashtu edhe në Lojërat Olimpike Dimërore, e ku fokusi është “Milano Cortina 2026”. Së shpejti ajo do të hyjë edhe në listën e bursave olimpike”, tha presidenti Krasniqi, duke shpresuar se në të ardhmen Qeveria do të investojë edhe në infrastrukturën dimërore.
I pari i FSK-së, Kelmendi, theksoi se bëhet fjalë për një sportiste të nivelit botëror, e cila pritet t’i sjell Kosovës medalje.
“Faleminderit Sophies dhe ekipit të saj që kanë zgjedhur Kosovën. Shpresat janë të mëdha që ajo të na sjell medalje nga gara të nivelit të lartë, e synimet e përbashkëta janë Lojërat Olimpike Dimërore”, deklaroi presidenti Kelmendi.
Nga ana e saj, Sorschag, u shpreh krenare që i është dhënë mundësia të përfaqësojë Kosovën.
“Është nder i madh për mua që do ta përfaqësojë Kosovën. Faleminderit KOK-ut, FSK-së, trajnerit, familjes time dhe gjithë atyre që e kanë bërë të mundur të përfaqësojë Kosovën. Së bashku do të punojmë për të pasur një të ardhme të suksesshme”, tha ajo.
Skitarja Sorschag, me prejardhje nga Austria, në janar të këtij viti vendosi të përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare të kërcimeve me ski. Ajo është kampione e botës në ekipore me Austrinë në vitin 2021, si dhe pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Arne Slot jep dritën jeshile që top ylli i Liverpoolit të shitet

Si u bënë videot e Cristiano Ronaldos në Youtube mjet komunikimi për spiunët e presidentit rus Putin

Imane Khelif i reagon Donald Trumpit për urdhrin ekzekutiv kundër transgjinorëve

"Mjekët i thanë Carvajalit në ambulancë se karriera e tij kishte përfunduar", ish-ylli i Real Madridit zbulon prapaskenat e lëndimit të spanjollit

Dokumentari që zbulon skandalin e Laportës te Barcelona – publikohen detajet e para

Agjentët e kanë ofruar Van Dijkun te Real Madridi - por Los Blancos e refuzuan vetëm për një arsye

Si po thyen Ruben Amorim një nga rregullat e pashkruara të futbollit

Ronaldo vetëm i 9-ti: Toni Kroos rendit 10 lojtarët më të mirë të goditjeve të lira të të gjitha kohërave

Mbappe dhe pjesa tjetër e ekipit të Francës shijojnë luksin në ndërtesën më të lartë në Kroaci – federata ka marr me qira të gjithë hotelin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Pse Izraeli e bombardoi sërish Gazën dhe çfarë do të ndodhë me armëpushimin?

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin