LAJMI I FUNDIT:

S’keni ende biletë për në “Francë 2016”, ja njoftimi i FSHF-së

S’keni ende biletë për në “Francë 2016”, ja njoftimi i FSHF-së

Ndonëse kanë skaduar afatet e dy fazave të para të aplikimit, Federata Shqiptare e Futbollit, nëpërmjet një njoftimi, ka ftuar të gjithë dashamirësit dhe mbështetësit e Kombëtares Kuqezi, që të aplikojnë për tu pajisur me biletë, për ndeshjen e fundit të grupit, atë të datës 19 qershor, kur Shqipëria do të ndeshet me Rumaninë.

Sipas FSHF-së, për këtë ndeshje ekziston ende mundësia për të aplikuar për biletë dhe për tu bërë pjesë e eventit sportiv më historik për Shqipërinë.

“Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë tifozët dhe dashamirësit e skuadrës përfaqësuese, se kanë mundësi që të aplikojnë dhe të marrin bileta, për ndeshjen e tretë të kombëtares tonë në Europianin Francë 2016. Bëhet fjalë për ndeshjen e datës 19 qershor, që skuadra jonë do të luajë në grupin e saj, kundër Rumanisë në Lion. Duke qenë edhe ndeshja e fundit në grup ajo mund të rezultojë përcaktuese për skuadrën tonë kombëtare”, citon FSHF në ftesën për aplikime të publikuar sot.


“Për këtë arsye, prania dhe mbështetja juaj do të jetë një shtysë e fortë, për ekipin tonë kombëtar, në finalet e Europianit. Ata që dëshirojnë të pajisen me bileta për këtë ndeshje, mund të aplikojnë në faqen zyrtare të UEFA-s, në portalin e biletave në adresën e mëposhtme:

http://www.uefa.com/uefaeuro/ticketing/index.html. Federata Shqiptare e Futbollit, ju uron fat të mbarë dhe shpresojmë që të kemi sa më shumë përkrahës të skuadrës tonë kombëtare, në Europianin Francë 2016”, përfundon njoftimi i FSHF-së.

Në trend Sport

Më shumë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Premier League
Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Bundesliga
Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Kosovë
Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Përfaqësueset
Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori