Një ngjarje tejet e rëndë ka ndodhur në futbollin kroat.

Në ndeshjen derbi mes Hajdukut dhe Rijekës një tifoz vendas ka bërë një gjest aspak të mirë.


Kjo ngjarje ka ndodhur në pjesën e dytë të ndeshjes duke mbetur të shtangur lojtarët në fushë kur panë huliganin me maskë.

Ai mbante një shufër të hekurit në dorë dhe synoi ta sulmojë gjyqtarin i cili vrapoi duke iu shmangur atij, shkruan Telegrafi.

Tifozii

Huligani u fut në fushë pa u penguar nga askush, derisa policia kroate ndërhyju për ta larguar edhe pse me vonesë.

Ndeshja është pezulluar për disa minuta deri në qetësimin e situatës pastaj vazhdoi.

Duhet theksuar se derbi mes Hajdukut të Splitit dhe Rijekës përfundoi në barazim 1-1. /Telegrafi/

telegrafi sport app