LAJMI I FUNDIT:

S’ka ende seancë për shkarkimin e Janevës, as takim për Ligjin e ri për Prokurori Publike

S’ka ende seancë për shkarkimin e Janevës, as takim për Ligjin e ri për Prokurori Publike

Në Kuvend ende nuk ka njoftim se kur do të mbahet seanca për shkarkimin e kryeprokurores speciale Katica Janeva, e cila është në paraburgim për rastin ‘Haraçi’.

Është e ditur se seancë duhet të ketë deri ditën e diel, më 15 shtator, kur skadon afati për shkarkimin e saj. Ndërkohë nuk ka as takime të reja të grupeve për Ligjin e ri për Prokurori Publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi thonë se ende nuk ka informacione se kur do të caktohet seanca. Shkarkimi i Janevës tashmë kaloi në komision ku unanimisht u votua propozimi për shkarkimin e saj.


Jozyrtarisht seanca do t caktohet nesër ose më së voni të dielën. Po lihet hapësirë për marrëveshje për Ligjin për Prokurori Publike, por grupet punuese pas takimit të liderëve mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kreut të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski nuk kanë pasur kontakt as kanë nisur takime të reja.

Edhe LSDM dhe OBRM-PDUKM të paktën publikisht mbeten në qëndrimet e deklaruara për Ligjin e ri për Prokurori Publike. Nga OBRM-PDUKM theksojnë se edhe po të mos ketë bisedime për këtë ligj, ata në fundjavë kur do të caktohet seancë do të jenë të pranishëm.

Në ndërkohë, edhe pse nuk ka bisedime për Ligjin e ri për Prokurori Publike, në PSP ka nisur bartja e lëndëve në Prokurorinë Publike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?

Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori