LAJMI I FUNDIT:

S’ka emër për Presidentin e ri të Shqipërisë – përfundon afati për dorëzimin e propozimeve të raundit të parë

S’ka emër për Presidentin e ri të Shqipërisë – përfundon afati për dorëzimin e propozimeve të raundit të parë

Ora 16:00 e kësaj të diele ishte afati i fundit i dorëzimit të kandidatëve për raundin e parë të zgjedhjes të presidentit të ri të hënën në parlament.

Në sekretarinë e kuvendit nuk është depozituar asnjë kandidaturë.

Në të tilla kushte raundi i parë të hënën ora 17:00, do të zhvillohet pa pasur një emër për tu votuar.


Pavarësisht mospasjes së një emri raundi i parë sipas kushtetutës do të quhet i ezauruar për t’ia lënë vendit raundit të dytë.

Do të jetë konferenca e kryetarëve të martën e cila vendos datën për raundin e dytë.

Tryeza e negociatave në javën që po lëmë pas, mes trojkës socialiste Balla, Spiropali dhe Gjiknuri dhe kryetarëve të dy grupeve parlamentare nuk prodhoi emra.

Presioni kohë sa vjen e shtohet në gjetjen e një ose disa emrave për ti votuar në raundin e dytë i cili kërkon 84 vota./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Kalo në kategori